Kompani transporti mallrash

Kompani Transporti mallrash Mallrash MURATAJ 2012 – Profili i kompanisë

“Murataj 2012” sh.p.k. është një kompani transporti dhe logjistike me qendër në Durrës. Ajo operon prej 10 vitesh në Shqipëri, në rajon dhe në Europë me besueshmëri, korrektësi dhe përgjegjësi.

    Shërbimet e ofruara janë:

  • Shërbim, Transport konteinerësh
  • Transport me trailer i hapur
  • Transport me kamion të mbyllur
  • Transportim për logjistika të ndryshme

     Destinacionet për transport mallrash

   Çdo mall apo produkt i juaji mundësohet për:

  • Transport kombëtar të brendëshëm
  • Shërbim, Transport rajonal me vendet fqinje. 
  • Transport ndërkombëtar në Europë dhe më gjerë.

Filozofia dhe Parimet ne punen tone    

Korrektësi
Koha dhe impenjimet në biznesin tuaj, për ju janë shumë të rëndësishme si nje kompani transporti mallrash.
Duke ju mirëkuptuar në ecurinë tuaj, kemi ndërtuar një mardhënie korrektësie që ju shërben në punën tuaj.

Besueshmëri
Veprat dhe punët aktive kanë konsoliduar besimin e klientëve.
Bashkëpunimi me kompaninë tonë shumë shpejt ju ofron rezultate konkrete për të merituar besimin tuaj

Përgjegjësi
Falë një dekade eksperiencë, Murataj 2012 poseidon mjete transporti të ndryshme dhe në gjendje mjaft të mirë. Mundëson transportin e mallërave apo të konteinerëve në tonazhe të rënda, brenda dhe jashtë vendit.
Për sigurinë e transportit, kompania jonë ka mundësuar një kontratë “All inclusive” me Sigal Uniqua Group.
Të gjithë trailerat janë të pajisur me sistemin GPS e cila i bën mjetet lehtësisht të gjurmueshme dhe të identifikueshme gjatë lëvizjes së tyre. Transporti mallrave tuaja nuk është thjesht një zhvendosje produkti.

 

Tek ne, është me shumë se një përgjegjësi dhe detyrim korrektësie.

Murataj 2012 agjensi transport mallrash, ju shërben me korrektësi dhe besueshmëri.
Në këto 10 vite eksperiencë kemi ndërtuar një marrdhënie besueshmërie të lartë me klientët tanë. Vazhdueshmeria dhe respekti tyre për punën tonë është treguesi më i mirë i profesionalizmit. Ku mund të na gjeni? kliko ketu

Më shumë postime në Portik.al

Previous slide
Next slide